21:46 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haziri për marrëveshjen për Demarkacionin: LDK-ja u bë urë kompromisi

Lidhja Demokratike e Kosovës deshi që ta luajë rolin e saj vendimtar dhe u bë urë kompromisi, ka thënë Lutfi Haziri, derisa ka folur në Klan Kosova për pajtimin me partitë qeveritare që të arrihet marrëveshje për votimin e Demarkacionit.

“Arsyeja është izolimi i padurueshëm. Ne kemi dashur të bëhemi urë e kompromisit”, ka pohuar Haziri.

“Tash letra e presidentëve dhe neni i shtatë i ligjit është i njëjtë – mbase në mënyrë më eksplicite thuhet që të rishikohet. Por, ne jemi sjellur me racionalitet dhe jo me inati politik”.

Haziri ka pohuar se “harmonizimi i tekstit ka shkuar shpejt”.

Megjithatë ai nuk ka harrur të përmend se ishte pikërisht Demarkacioni, që tashmë po kërkohet të votohet, arsyeja që opozita e atëhershme protestonte dhe e çoi në mosbesim qeverinë e Isa Mustafës.

“Tri vjetët e fundit filluan përplasjet e brendshme, dhe kauzat për marrjen e pushtetit të cilat edhe u realizuan. Qeveria e Mustafës shkoi në mos-besim pikërisht për këtë çështje – Demarkacionin”.