11:17 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Haziri: Problemi i Serbisë është territorial, s’mund të ketë dialog të pakufi

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se problemi i Serbisë ndaj Kosovës është territorial.

Ai ka potencuar se shteti serb në pamundësi të fitimit të territorit kosovar në alternativa të tjera, ai tashmë po tenton ndarjen e Kosovës.

”Duhet dikush të vlerësojë dialogun. Duhet të vendosni sepse nuk ka bisedime të pakufishme”.

”Edhe bisedimet e Brukselit që u nisën nga Kryeministri e po vazhdojnë nga Presidenti sot, Serbia ka qëllimin e njëjtë”.

”Problemi i Serbisë është territorial. Sepse në pamundësi të spastrimit etnik në forma të tjera, po tenton ndarjen e Kosovës, për ta larguar nga harta të arriturën e Kosovës”.

Këto deklarime Lutfi Haziri i dha sot në konferencën e mbajtur ku u prezantua”Skenari i ‘Finales së Madhe’ mes Kosovës e Serbisë”.