14:12 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Hedhet shorti i Botërorit në Basketboll, FIBA U19

Ceremonia e tërheqjes për Kupën Botërore të Basketbollit FIBA ​​U19 2019 u mbajt sot në Heraklion, kryeqyteti i ishullit grek të Kretës.

Kampionati Botëror i Basketbollit FIBA ​​U19 do të zhvillohet nga 29 qershor deri më 7 korrik.

Favoriti kryesor, SHBA do të jetë në një grup më Lituaninë, Zelandën e Re dhe Senegalin.

Grup i fortë do të jetë Grupi C ku janë, Argjentina, Greqia, Rusia e Filipinet.

Në grupin B ndodhen Mali, Australia, Kanada e Latvia.

Në grupin e fundit, Grupin D bëjnë pjesë, Franca, Serbia, Kina e Puerto Riko./Indeksonline/