Shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës, duel interesant në ”Fadil Vokrri”
Sot, në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hedhur shorti për Kupën e Kosovës.
Saktësisht, ky short është hedhur për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Kampioni në fuqi i Kupës, Drita, do të përballet me Vëllaznimin në Gjakovë, transmeton IndeksOnline.
Ndërsa, Prishtina është nikoqire e Trepçës’89 në ”Fadil Vokrri”, teksa Ferizaj pret Feronikeli.

Ndërkohë, befasia e kësaj faze, Kika do të jetë nikoqir i Ballkanit në Hogosht.
Këto janë çiftet:
Kika – Ballkani
Prishtina – Trepça ‘89
Ferizaj – Feronikeli
Vëllaznimi – Drita./IndeksOnline/