13:11 / E Martë, 11 Dhjetor 2018

Shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës, duel interesant në ”Fadil Vokrri”

Sot, në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hedhur shorti për Kupën e Kosovës.

Saktësisht, ky short është hedhur për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Kampioni në fuqi i Kupës, Drita, do të përballet me Vëllaznimin në Gjakovë, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa, Prishtina është nikoqire e Trepçës’89 në ”Fadil Vokrri”, teksa Ferizaj pret Feronikeli.

Kronika, Kupa 1/8: Lira - Prishtina 0-4 (video)

Ndërkohë, befasia e kësaj faze, Kika do të jetë nikoqir i Ballkanit në Hogosht.

Këto janë çiftet:

Kika – Ballkani
Prishtina – Trepça ‘89
Ferizaj – Feronikeli
Vëllaznimi – Drita./IndeksOnline/

Mos i humb