19:51 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Hendboll: Istogu “deklason” Kastriotin

Istogu ka shënuar fitore të thellë në derbin e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës.

Vashat e Istogut fituan me rezultat 11-27 si mysafir të Kastriotit, shkruan indeksonline.

Me këtë rast, Istogu shënon fitoren e dytë në dy ndeshjet e para të sezonit të ri.

Ato tashmë kanë katër pikë aq sa Shqiponja, Vushtrria dhe Prishtina. /IndeksOnline/