14:10 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Henry të marrë timonin e skuadrës angleze

Ditët e fundit po përflitet që legjenda e futbollit, Thierry Henry do të marrë drejtimin e skuadrës angleze, Aston Villa, transmeton Indeksonline.

Këto spekulime vijnë pas shkarkimit të trajnerit të ekipit anglez. Henry për momentin është asistent i trajnerit të Belgjikës, Roberto Martinez.

Martinez i ka mohuar lajmet se menaxhmenti i Aston Villas ka kontaktuar me Henryn.

Gjatë kësaj vere Henry ishte afër të bëhej trajner i ekipit të Bordeaux por marrëveshja dështoj në fund pasi që ekipi francez nuk i ofroj buxhet të mjaftueshëm për merkato./Indeksonline/

Temat: