09:42 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Hera e parë në karrierë! “Faleminderit Juventus” (Video)

Fituesi i Topit të Artë thotë se ishte një ndjenjë e veçantë mbrëmë në fitoren kundër Juventusit.

Cristiano Ronaldo ka falënderuar tifozët italian për duartrokitjen që ia dhanë pas golit mahnitës të shënuar në Torino, transmeton IndeksOnline.

Kampioni në fuqi mposhti 3 me 0 Juventusin midis stadiumit italian.

Goli i dytë i Ronaldos ishte fantastik dhe u pëlqye nga të gjithë tifozët e futbollit. Madje në këmbë u ngritën edhe tifozët e Juventusit.

“Ishte një moment i pabesueshëm. Unë duhet t’iu them faleminderit, faleminderit për të gjithë mbështetësit e Juventusit. Ajo që bënë është e mahnitshme. Ishte hera e parë në karrierë”, ka thënë Ronaldo.

Ronaldo u bë lojtari i parë në historinë e Ligës së Kampionëve që shënon në 10 paraqitje të njëpasnjëshme, ndërsa arriti golin e 39 në të gjitha garat këtë sezon me klubin Madrilen./IndeksOnline/