Hetimet për Gulenin në Turqi, urdhër për ndalimin e 331 ushtarëve
Vazhdojnë ende operacionet në Turqi për ndalimin e personave të lidhur me klerikun fetar, Fethullah Gulen e këtë herë bëhet fjalë për 331 ushtarë, të cilët fajësohen për orkestrim të tentimeve të dështuara për grushtet e shtetit dy vjet më parë.
Operacione të ngjashme kanë qenë shumë të shpeshta prej tentimeve të dështuara për puç, pasi rreth 160,000 persona janë ndaluar dhe pothuajse numri i njëjtë i personave janë shkarkuar nga pozita, ka njoftuar në muajin mars, Zyra për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara.