75 Mall Live Search
13:21 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 / L A

Hidhet shorti i çerekfinales së Kupës së Kosovës, këto janë ndeshjet

Është hedhur shorti i fazës çerekfinale të Kupës së Kosovës, ku pritet të ketë ndeshje interesante.

Lideri i Grupit A të Ligës së Parë, Drenica do të përballet me Ferizajn.

Malisheva, pret në “Liman Gegaj” skuadrën e Llapit si edhe Prishtina e Re, do të përballet me liderin e Superligës, Dritën.

Ndërsa Vëllaznimi, do të përballet me rivalin e tyre të vjetër, Prishtinën.

Të gjitha këto ndeshje priten të zhvillohen më 26 shkurt./IndeksOnline/