08:45 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Higuain ka mbetur pengë për Juventusin, as me mbajt as me shitë

E ardhmja e Gonzalo Higuain është në pikëpyetje të madhe.

Sulmuesi argjentinas i cili është i huazuar te Chelsea duhet të rikthehet në Torini pasi londinezët nuk e kanë ndërmend ta blejnë.

Me largimin e Sarrit drejtë Juves edhe Higuain nuk ka më asnjë shpresë në Standford Bridge, shkruan Indeksonline.

Ai do të shitet për 36 milionë euro nëse vjen ndonjë ofertë ose do t’i zgjatet kontrata edhe për një vit tjetër.

Në rast se vjen Icardi, atëherë Sarri do të kishte dy sulmues qendre dhe Higuain do të duhej ta tregonte veten për tu përshtatur me Ronaldon. /IndeksOnline/