17:34 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Historia e pabesueshme e brazilianit që po shkëlqen me Rusinë, nga i sëmurë psiqik, në superyll

Mario Fernandes është emri i yllit brazilian që luan me Rusinë. Mbrojtësi i CSKA Moskës vendosi që të luaj me Rusinë pasi që e kishte shumë të vështirë të siguronte ftesën nga Brazili. Por, historia e tij është vërtetë e pabesueshme.

Kur ai ishte talent i skuadrës Sao Caetano, në të njëjtën kohë po vuante nga depresioni. Për këtë, vendosi të largohej nga shtëpia. Shoqëria dhe familja nuk dinin asgjë për fatin e tij. Pas disa ditë kërkimesh, ai u gjend i lodhur e i sëmurë në shtëpinë e xhaxhit ne Jundai, 1000 kilometra larg shtëpisë së tij, shkruan Indeksonline.

Depresioni bëri që Fernandez të braktiste futbollin për një kohë. Pasi u gjet i gjallë, futbollisti braziliano-rus iu nënshtrua terapive dhe kontrollave për ta mposhtur depresionin. Diagnoza përfundimtare e shpalli atë të aftë të vazhdonte të luante futboll dhe të bënte jetë normale pa asnjë problem.

Talenti i tij bëri që skuadra e famshme braziliane, Gremio të bindej në aftësitë e tij. Madje talenti i tij bëri që shumë skuadra evropiane të interesohen për të.

Por, Fernandez pranoi ofertën e Cska Moskës për të cilën skuadër ka 151 paraqitje deri më tani.

Madje në vitin 2012 Real Madridi ishte shumë afër transferimit të tij. Forma e tij bëri që Vladimir Putin në vitin 2016 t’i ofroi me dekret presidencial nënshtetësinë ruse.

Sot, Fernandes është 27 vjeçar dhe një nga yjet më të vlerësuar të Rusisë./Indeksonline/