23:07 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Historike, Drita na zbardhë fytyrën, fiton thellë në kualifikime për CH.LEAGUE

Drita ka arritur fitore të madhe në ndeshjen parakualifikuese për Ligën e Kampionëve. Skuadra nga Gjilani ka fituar me rezultat të thellë, 4-1 në përballjen me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln.

Ndeshja e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërsa në vazhdime Drita arriti që të shënoi plot tre herë.

Liridon Leci me dy gola, Xhvedet Shabani e Haxhi Neziri me nga një ishin heronjt e skuadrës kampione të Kosovës.

Me këtë fitore, Drita kalon në raundin tjetër kualifikues ku do të përballet me gjigantin suedez, Malmo./Indeksonline/

Temat: