23:37 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Historike: Feniksi nga Drenasi e arrin rekordin që nuk e bëri as Barcelona!

Skuadra nga Drenasi, Feniks e ka rikthyer titullin e kampionit në futsallin kosovar.

Dy fitore ndaj Liburnit (4-2 dhe 1-2) kanë bërë që Feniks të rikthejë titullin në Drenas, shkruan indeksonline.

Por, ajo që e bën të veçantë këtë sukses është rekordi i arritur.

Feniks nuk ka pësuar asnjë humbje në kampionat duke patur të gjitha fitore dhe vetëm dy barazime.

Këtë rekord e kërkoi shumë Barcelona në La Liga, por këtë s’e lejoi shqiptari Enis Bardhi që e mposhti skuadrën katalonase me dy supergola të shënuara në ndeshjen e parafundit të sezonit./Indeksonline/