23:05 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Historike: Qendresa Krelani, reporterja e parë shqiptare që komenton një ndeshje të futbollit

Pjesëmarrja e FC Dritës në Evropë natyrisht se është histori në vete për futbollin kosovar.

Drita aktualisht po luan në raundin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Evropës ndaj ekipit të Luksemburgut, Dudelange dhe po avancon me rezultatin minimal 1-0, shkruan GazetaBlic

E përveç sukseseve historike të Dritës, një sukses i madh po ndodhë edhe në gazetarinë sportive në vendin tonë.

Gazetarja e njohur e sportit në Kosovë, Qëndresa Krelani nga Radio Televizioni i Kosovës është duke raportuar këtë ndeshje të Ligës së Evropës.

Kjo është hera e parë që një reportere femër komenton një ndeshje të futbollit në mbarë trevat shqiptare.

Vlen të theksohet që Krelani është ndër gazetaret më të mira të sportit në Kosovë.