22:36 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Historiku i ndeshjeve kampionale të pasluftës mes Gjilanit dhe Dritës

Të dielen zhvillohet derbi numër 27-të kampional pas luftës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës dhe i 33-ti në të gjitha garat. “Intelektualët” janë diçka më të mirë në statistika se rivalët lokalë, derisa i superojnë edhe në ndeshje kampionale, por edhe në atë të Kupës.

Në 26-të derbi kampional është ekipi i Dritës që regjistron 9 fitore, po aq herë janë ndarë baraz, ndërkohë 8 duele i kanë takuar Gjilanit, shkruan Sheshi.

Rezultati më i lartë i regjistruar ndonjëherë në derbi mbetet ai i edicionit 2002/03 kur Drita në edicionin pranveror dy javë para fundit të kampionatit e kishte mposhtur Gjilanin me rezultat bindës 1-6. Duhet theksuar se në atë përballje ekipi i Gjilanit është paraqitur me skuadrën e Juniorëve.

Gazetasheshi.com ju sjell ekskluzivisht të gjitha përballjet e pasluftës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.

Historiku i ndeshjeve kampionale të pasluftës

  • 1999/00: Gjilani-Drita 0-3 dhe Drita-Gjilani 3-1;
  • 2000/01: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 3-0 (rez. zyrtar pasi Drita nuk pranoi të luaj);
  • 2001/02: Gjilani-Drita 0-1 dhe Drita-Gjilani 3-0;
  • 2002/03: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 1-6;
  • 2003/04: nuk u luajt derbi pasiqë Gjilani bojkotoi Superligën;
  • 2004/05: nuk u luajt derbi pasiqë Gjilani ishte në ligen e dytë;
  • 2005/06 dhe 2006/07: nuk luajt derbi pasiqë Drita luajti në ligën e dytë;
  • 2007/08: Drita-Gjilani 1-1 dhe Gjilani-Drita 2-0;
  • 2008/09: Gjilani-Drita 2-1 dhe Drita-Gjilani 1-3;
  • 2009/10: nuk u luajt derbi pasiqë Drita luajti në ligen e dytë;
  • 2010/11: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani -Drita 0-0 (hera e parë që derbi u luajt në Ligën e Parë).
  • 2011/12: Gjilani – Drita 0-1, Drita-Gjilani 2-0 dhe Drita-Gjilani 1-2…
    2012/13: nuk u luajt derbi pasiqe Gjilani luajti ne ligen e dyte;
    2013/14: nuk u luajt derbi pasiqe Gjilani luajti ne ligen e dyte;
    2014/15: nuk u luajt derbi pasiqe Gjilani luajti ne ligen e dyte;
    2015/16: Drita – Gjilani 0-3, Gjilani – Drita 0-2, Drita – Gjilani 0-1
    2016/17: Drita – Gjilani 0-1, Gjilani – Drita 1-1, Gjilani – Drita 0-1
    2017/18: Drita – Gjilani 1-1, Gjilani – Drita 0-0, Gjilani – Drita 1-1

Statistikat e 26 derbive kampional të pasluftës

  • Drita: 9 fitore
  • Gjilani: 8 fitore
  • Barazime: 9 ndeshje

Historiku i derbit në garat e Kupës

  • 1999/00: Gjysmëfinalja:

Drita-Gjilani 1:0
Gjilani-Drita 2:1 (u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0 për Gjilanin, pasiqë Drita lëshoi fushën e pakënaqur me referim)

  • 2000/01: Finalja:

Gjilani-Drita 6:7 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 5:6 për Dritën, e cila fiton trofeun e Kupës)

  • 2001/02: Gjysmëfinalja:

Gjilani-Drita 1:0
Drita-Gjilani 2:1

  • 2007/08: 1/8 e finales:

Drita-Gjilani 1:0

2013/14: Çerekfinalja e Kupës
Gjilani 1-3 Drita

Statistikat e shtatë derbive në garat e Kupës

  • Drita: 5 fitore
  • Gjilani: 2 fitore

Ndeshje miqësore

Për shkak të rivalitetit të madh mes këtyre dy skuadrave dhe tifozerive, vetëm një ndeshje miqësore është zhvilluar mes Dritës dhe Gjilanit. Pak javë pas çlirimit të Gilanit, në verë 1999, autoritet komunale të pasluftës ua imponuan një ndeshje miqësore, e cila ishte njëherit e para dhe e fundit për këta rival të përbetuar. Edhe pse ndeshje miqësore, mbi 15.000 tifozë dhe një lojë e ashpër në fushë, tregoi për rivalitetin që e karakterizon këtë derbi.

Ndërkohë duhet theksuar se këto dy skuadra u takuan edhe në finalen e turneut memorial në nderim të figurave eminente të klubit bardh e kaltër, “Bezi-Raci-Reshi”, me ç’rast këtë turne e fitoi skuadra e Dritës pas penaltive.

  • 1999: Drita-Gjilani 5:4 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 4:3 për Dritën)
    2014: Drita – Gjilani 3:1 (koha e rregullt, 0-0, pas penalltive 3:1 për Dritën)

Statistikat e përgjithshme të 32 derbive të pasluftës

  • Drita: 14 fitore
  • Gjilani:10 fitore(prej tyre, dy me rezultat zyrtar)
  • Barazime: 8 ndeshje

Golvarazhi nga 32 derbi të pasluftës

  • Drita: shënoi 48 gola(minus një gol i hequr me rezultat zyrtar)
  • Gjilani: shënoi 39 gola(prej tyre, 6 të dhëna nga rezultatet zyrtare)

Temat: