“Hithat” e Dukagjinit pastrojnë stadiumin nga mbeturinat
Skuadra e Dukagjinit është ekipi i vetëm pa fitore këtë edicion në Superligë.
Por kjo nuk i ka penguar tifozët e kësaj skuadre “Hithat”.
Klinasit sot kanë pastruar stadiumin e tyre “18 qershori”, pas ndeshjes së djeshme ndaj Ferizajt.
“Me kritiku osht leht , me shajt tu i hanger te gjitha kto fara e me bo krejt kta berllog osht leht , me kallzu qe kultura osht nen 0 ne vendin tone qenka leht. Kto jane pamje te Stadiumit ” 18 Qershori “, qe u ndertua ne kohen ndoshta me te vshtire te klubit tone te zemres. Mbi te gjitha kjo osht MARRE ! Ju lutemi qytetareve te Klines qe ta mbajne pastertine jo vetem ne stadium por ne qdo cep te Qytetit tone”, thuhet në njoftimin e Hithave.



