13:08 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Holanda e madhe po kthehet, këto janë 5 pikat më të forta

Holanda e madhe po kthehet, dhe ky është lajm për të gjithë ata që e duan futbollin e bukur.

Forma e lartë që po kalojnë “Tulipanët” ka bërë që përballë tyre të gjunjëzohen edhe Kampionët e Botës, Franca, pak ditë pas turpërimit që iu bë Gjermanisë.

Analistët kanë përmendur pesë pika të forta që tregojnë se Holanda e madhe është rikthyer, shkruan Indeksonline.

1.Ronald Koeman, trajneri holandez ka ndërruar gjeneratën duke iu dhënë hapësirë disa futbollistëve të talentuar. Koeman vendosi që Van Dijk të marrë shiritin e kapitenit duke bërë që atmosfera në skuadër të jetë shumë e mirë. Poashtu, selektori holandez ka bërë një miks special mes përvojës dhe talentëve, gjë që po jep rezultate.

2.Virgil Van Dijk, mbrojtësi që po llogaritet si më i miri në botë aktualisht vazhdon të jetë lider i madh në fazën defanzive. Mbrojtësi i Liverpoolit është shëndrruar në një ekspert të “Clean sheet”, apo specialitetit të tij që kundërshtarët mos të shënojnë asnjë gol. Van Dijk ka shënuar edhe dy gola të rëndësishëm, por që është shëndrruar edhe në një makth për çdo sulmues në botë. Statistikat e tij në mbrojtje në tri ndeshjet e fundit vërtetë janë të çmendura. Van Dijk ka 95% pasime të sakta në 360 minutat e fundit, ka 93% duele të fituara me sukses, dhe ka mbajtur rrjetën e paprekur.

3.Matthijs de Ligt, është talenti më premtues aktualisht i “Portokallinjëve”. Talenti i Ajax është shëndrruar në një lojtar të pazëvëndësueshem te Holanda dhe po tregon aftësi të mëdha. 19 vjeçari ka shkëlqyer në të gjitha paraqitjet duke bërë që shumë skuadra evropiane të vërshohen me oferta pas tij.

4.Georginho Wijnaldum, mesfushori i Liverpoolit po shkëlqen edhe me Holandën. Gini ka shënuar dy gola vendimtar në dy përballjet e fundit, ndërsa po luan edhe si shkatërrues, edhe si organizator. Wijnaldum është lojtari më në formë në mesfushën e “Tulipanëve”.

5.Memphis Depay, ylli holandez është ringjallur pas disa sezonesh zhgënjyese. Depay është golashënuesi më i mirë i Holandës dhe kjo është meritë e Koeman, pasi trajnerët e tjerë e injoronin atë me minutazhë. Depay po shkëlqen me Lionin, ndërsa të njëjtën formë e ka bartur edhe te Holanda./Indeksonline/