07:10 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Horoskopi për sot, 5 shkurt 2019

DASHI 

Mundohuni të qetësoni gjendjen agresive dhe ambicient tuaj. Ju nuk mund të kuptoni, por jeni në një rrugë të shpejtë, ku po kërkoni për sukses si një shofer garash. Është koha t’i kushtoni vëmendje më të madhe limiteve të shpejtësisë pasi janë për mbrojtjen tuaj. Mos nxitoni, keni nevojë të ngadalësoni dhe të merrni frymë thellë. Mos u shqetësoni se kush do ua kalojë sot.

DEMI

Kjo ditë është e gjitha në lidhje me perspektivën, dhe me sa duket e juaja është pak e ngushtë. Shumë prej asaj që shihni është ajo që doni të shihni dhe është koha të zgjeroni horizontet tuaja. Shtyni përmes barrierave të vetë-imponuara, dhe inkurajoni miqtë tuaj të bëjnë të njëjtën gjë. Shkoni në një vend të ri për të marrë vëmendje ose bisedoni me dikë nga një fushë që nuk e njihni. Kujtoni se bota është e mbushur me njerëz që thjesht po bëjnë më të mirën për të qenë të lumtur.

BINJAKËT

Kjo ditë do të jetë shumë e qetë pa asnjë ngritje apo rënie të dukshme. Por, ndërkohë që nuk do të ketë ndonjë emocion të madh (të mirë apo të keq) sot, do ta keni të vështirë të tronditeni për faktin se gjërat do të ndryshojnë në një mënyrë të rëndësishme. Si zakonisht, instinktet tuaja janë absolutisht të sakta. Sot është si qetësia para stuhisë.Shumë shpejt, do të përballeni me një tronditje e madhe!

GAFORRJA

Mos bini në kurthin e të menduarit se të qenit në shtëpi vetëm është diçka që lidhet me vetminë. Obligimet sociale nuk janë gjithmonë gjithçka dhe ju nuk do të pranoni një ftesë vetëm për hir të përfshirjes në turmë. Vetmia është një dhuratë për t’u ushqyer dhe do t’ju ndihmojë të kuptoni sa energji keni gjatë jetës suaj. Bëni çfarë të doni.

LUANI

Mundohuni të mos lejoni që arroganca e dikujt t’ju prishë humorin. Nëse lejoni çdo njeri të ndikojë në disponimin tuaj, ju kurrë nuk do të jetë në gjendje për t’u çlodhur. Kohët e fundit, ka pasur një numër të madh njerëzish negative rreth jush, por kjo do të ndryshojë së shpejti. Përqendrohuni te njerëzit të cilët shtojnë gëzim në jetën tuaj.

VIRGJËRESHA

Çfarëdo që të bëni sot, qoftë punë apo studim për një testim të madh, përpiquni të futni pak romancë gjatë ditës. Edhe nëse jeni tashmë në një marrëdhënie dashurie ose nuk jeni në gjendje të filloni një të re, nuk duhet të injoroni sharmin dhe bukurinë e të gjithë njerëzve që hasni sot. Flirtimi është i padëmshëm dhe i bën njerëzit të buzëqeshin. Mos u shqetësoni se njerëzit do t’ju marrin shumë seriozisht, thjesht argëtohuni dhe njihni persona të rinj.

PESHORJA

Nëse përpjekja juaj e fundit për të patur kontakte me dikë nga e kaluara juaj nuk ka rezultuar e duhura, mos e humbni shpresën. Ndryshe nga ju, ky person thjesht nuk është i gatshëm për ribashkim. Arsyet mund të jenë shumë të vogla, prandaj mos e merrni personalisht. Ky person nuk ka ndikuar në gjendjen tuaj shpirtërore për një kohë të gjatë, dhe nuk është nevoja që ti jepni gjithë vëmendjen e ditës. Përqendrohuni të ecni përpara. Ju nuk mund të prisni për dikë që nuk do bën asnjë përpjekje të jetë me ju.

AKREPI

Një lojë me mendjen që po luani me dikë po shkon drejt fundit dhe me përkushtimin tuaj, nuk është çudi që ju jeni të vendosur të jeni fitues. Për të dalë në krye, ju duhet të mblidhni të gjithë vullnetin tuaj dhe të shmangni çdo tundim që vjen në rrugën tuaj. Nëse merrni një pushim për t’u argëtuar, mund të humbasni një shans të rëndësishëm për të fituar. Qëndroni të fokusuar dhe do të merrni atë që meritoni.

SHIGJETARI

Të mendoni gjërat me kujdes është zakonisht një ide e mirë, por kini kujdes që të mos shpenzoni shumë kohë për të menduar për veten tuaj tani. Kreativiteti dhe origjinaliteti mund të shtypen nga shumë analiza. Yjet favorizojnë vendime të shpejta tani, prandaj mos e kaloni duke analizuar cdo gjë. Në një ambient në grup, mos hezitoni të idenë tuaj. Mos u mundoni ta bëni të përsosur përpara se ta zbuloni për të tjerët.

BRICJAPI

Papritmas, imazhi juaj ju ka mbetur në mendje, por pse? Ti bëni përshtypje të tjerëve është shumë i rëndësishëm për ju? Përpara se të përgjigjeni, konsideroni njerëzit që ju bëjnë përshtypje. Ata ndajnë një ajër të lehtë, ata i bëjnë të gjitha duken aq të lehtë, apo jo? Kjo për shkak se ata nuk përpiqen shumë dhe e vetmja gjë që bëjnë është se jetojnë. Pra, nëse vërtet doni të bëni një përshtypje të fortë tek dikush tani, duhet të jeni vetvetja. Jini të ndershëm. Nuk ka asgjë më mbresëlënëse se kaq.

UJORI

Nëse vuani nga një palë këpucë të ngushta ose qëndrimi për një kohë të gjatë në një makinë të vogël nuk do ju pëlqejë aspak se do ndiheni i kufizuar. Ju nuk keni durim për asnjë lloj kufiri tani, dhe ju do të paguani nëse dikush ju bën të vuani. Mos e frenoni veten tuaj, por përpiquni të silleni me aq takt dhe diplomaci sa mund të zgjidhni situatën.

PESHQIT

Sigurisht, të gjithë miqtë tuaj janë të veçantë për ju, por ju duhet të përqendroheni tek ata me më shumë vlerë. Ata kanë disa lajme, dhe ndoshta edhe një mundësi të re emocionuese për ju. Kjo nuk ka të bëjë me përdorimin e dikujt për të marrë atë që ju dëshironi pasi ky nuk është stili juaj. Bëhet fjalë për një informacion dhe përdorimin e tij në avantazhin tuaj. Nuk ka asgjë të keqe këtu.