10:54 / E Enjte, 28 Janar 2021 / OSH

Hoti -Blinken: Jemi të përkushtuar për të arritur marrëveshjen e normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, përmes një letre i ka uruar pozitën e re Antony Blinken, i cili është emëruar Sekretar Amerikan i Shtetit.

Hoti përmes kësaj letre ka thënë se Kosova është e përkushtuar për të punuar me administratën e re amerikane si dhe janë për të përshpejtuar përpjekjet për të arritur marrëveshjen e normalizimit, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të bazuar në njohjen reciproke.

PO ashtu Hoti thekson se Kosova ka të njëjtin përkushtim për të punuar edhe me Bashkimin Evropian, në fuqizimin e sundimit të ligjit, krijimin e stabilitetit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe zhvillimin e demokracisë, si një vend plotësisht i gatshëm për procesin e integrimit Euro-Atlantik.

Postimi i plotë i tij: