11:36 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hoti kërkon të merrte fjalën në Kuvend, Vjosa refuzion t’ia jepte të drejtën

Në seancën e sotme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ia ka dhënë fjalën të dilte në foltore kryeministrit të ri, nga partia e saj, Avdullah Hoti, shkruan IndeksOnline.

Pas fjalimit të shefit të Grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, kryeministri Avdullah Hoti është parë duke i kërkuar kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit që ta merrte fjalën, por kjo kërkesë si duket iu refuzua./IndeksOnline/