15:04 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Hoti reagon për ndarjen nga jeta të Fadil Vokrrit

Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti ka reaguar pas ndarjes nga jeta të legjendës së Futbollit në Kosovë, Fadil Vokrrit.

Hoti përmes një statusi në Facebook ka thënë se Vokrri ishe fytyra më e ndritshme e futbolit në kohët më të vështira për Kosovën, transmeton Indeksonline.

“Në të vërtetë, në këtë drejtim ishte edhe burrështetasi i parë që e bëri të njohur shtetin tonë në gjirin e të gjitha shteteve të botës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e Legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.
Ai ishte fytyra më e ndritshme e futbollit në kohët më të vështira për Kosovën.
Ai i dha shumë futbollit dhe shtetit me punën e vet si futbollist dhe si strateg.
E përmbylli internacionalizimin e sportit të Republikës së Kosovës në institucionet më të rëndësishme botërore.
Në të vërtetë, në këtë drejtim ishte edhe burrështetasi i parë që e bëri të njohur shtetin tonë në gjirin e të gjitha shteteve të botës.
Do t’i jemi mirënjohës dhe do të përulemi gjithmonë para Legjendës sonë të futbollit.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë simpatizantëve të futbollit. Rhoti./Indeksonline/