09:08 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / AR

Hoti: Të prezantohet si sukses suficiti buxhetor në kohën e krizës së inflacionit dhe energjetike është naivitet

Ish-kryeministri Avdullah Hoti i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit se deficiti buxhetor është zvogëluar në rekord historik.

Ai thotë se të prezantohet si sukses suficiti buxhetor në kohën e krizës së inflacionit dhe krizës energjetike është naivitet.

“Sikur të kishim rritje ekonomike 10%, ndoshta edhe do të kishte kuptim suficiti buxhetor. Por, në situatën kur pagat nuk rriten dhe bllokohen miliona euro të investimeve kapitale, sigurisht se buxheti del në suficit”, shkruan Hoti./Indeksonline/