10:44 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Hoxha: Bashkimi Evropian po favorizon Serbinë

Ministrja e Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha në një konferencë për media pas publikimit të strategjisë së BE-së për vitin 2025, tha se qasja e BE-së kundrejt Serbisë është më favorizuese

“E kemi parë edhe në strategji është  një qasje më e favorshme ndaj shtetit të Serbisë por edhe për Kosovën për herë të parë kemi një gjuhë të qartë dhe shpjeguese. Gjithashtu aty ceket që duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë, që nënkupton njohje reciproke mes dy shteteve”, tha ministrja Hoxha.

Sipas saj Kosova duhet në vazhdimësi të sjellë rezultate në mënyrë që të fitoj liberalizimin e vizave.

“Jemi duke punuar shumë tani dhe kemi kërkuar edhe një përgjigje të qartë nga BE sa i përket liberalizimit të vizave, dhe të mos mbetemi peng i kushteve”, tha Hoxha.

 

Temat: