22:07 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Hoxha: Ju premtuam liberalizim, sepse ashtu na premtuan edhe neve tash e sa vite

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se premtimet e eksponentëve institucionalë të Kosovës para qytetarëve për liberalizimin e vizave janë bartje e premtimeve të zyrtarëve ndërkombëtarë për politikanët e Kosovës.

“Është premtuar, sepse njëjtë na është premtuar. Pritjet nuk i kemi ngritur vetë. Çdo zyrtar që ka ardhur, të gjithë që kanë ardhur në tri vitet e fundit, na kanë thënë që me kalimin e Demarkacionit ju e siguroni lëvizjen e lirë”, ka thënë ajo.