19:05 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Hoxha: Komiteti drejtues i mekanizmit për zhvillimin e kapaciteteve për MSA-në, përgjegjësi e re për Ministrinë

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në takimin e parë të Komitetit drejtues të mekanizmit për zhvillimin e kapaciteteve për MSA-në, i financuar nga Qeveria e Luksemburgut dhe Norvegjisë, përgjegjësi që i është deleguar Ministrisë për Integrim Evropian.

Ministrja Hoxha ka theksuar se “këto dy projekte, do të jenë mbështetje për 19 kapituj të MSA-së që në fokus kryesor do të kenë ngritjen e kapaciteteve institucionale jo vetëm të Ministrisë për Integrim Evropian por edhe të ministrive dhe organizatave tjera buxhetore, të cilat do të mbështeten nga këto projekte”.

Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Sot u mbajt takimi i parë i Komitetin drejtues të mekanizmit për zhvillimin e kapaciteteve për MSA-në, i financuar nga Qeveria e Luksemburgut dhe Norvegjisë, përgjegjësi që i është deleguar Ministrisë për Integrim Evropian.

Me këtë Komitet Drejtues, lansohen zyrtarisht të dy projektet e financuara nga donatorët e lartpërmendur, implementimi i të cilave do të zgjasë 3 vite. Po ashtu, në këtë takim u miratuan të gjitha dokumentet përcjellëse të nevojshme për implementimin e këtyre projekteve.

Këto dy projekte, do të jenë mbështetje për 19 kapituj të MSA-së që në fokus kryesor do të kenë ngritjen e kapaciteteve institucionale jo vetëm të Ministrisë për Integrim Evropian por edhe të ministrive dhe organizatave tjera buxhetore, të cilat do të mbështeten nga këto projekte.”