11:41 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Hoxha: Serbet mi ndaluan tri fotografi

Disa çaste pasi iu ndaluan fotografitë për të hyrë në Serbi, artisja Eliza Hoxha ka treguar për rtklive.com se i janë ndaluar pos fotografisë me mbishkrimin UÇK dhe një tjetër që paraqet “lojën” mes flamurit të Kosovës dhe Shqipërisë.

“M’u ndaluan tri fotografi, njëra me pamfletin e UÇK-së, fotoja e dytë është nga protestat ku shihet afishja me vagun e poetit Ali Podrimja: Kosova, gjaku ynë që nuk falet…”, ka thënë Hoxha.

Hoxha po ashtu ka treguar se fotografia e tretë që iu ndalua të merr pjesë në ekspozitën në kuadër të festivalit “Mirëdita-Doberdan”, është konceptuale dhe paraqet “lojën” mes flamujve të Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ishte edhe inspirim për titullin e ekspozitës së Hoxhës në Beograd me titull: “Midis ëndrrës dhe realitetit”. Punimi, sipas Hoxhës është realizuar në një vjetorin e pavarësisë, mbi debatin për flamurin dhe himinin.

Ndryshe, artistët kosovarë sapo janë lejuar të kalojnë kufirin dhe tashmë me përcjellje të policisë po vazhdojnë rrugëtimin në drejtim të Beogradit.