19:39 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Hoxhaj: Armatosja e Serbisë, kërcënim për rajonin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar se armatosja e Serbisë është një kërcënim i ri për rajonin.

Ky shkrim i tij vije pas marrëveshjeve të fundit që ka bërë Serbia me Francën për blerjen e armëve dhe sistemeve ajrore raketore.

 “Serbia vazhdon të pretendojë që është ushtarakisht neutrale, por po e tregon të kundërtën. Kush po e kërcënon Serbinë aq shumë, sa që i duhet të blejë armatim të ri nga Franca dhe të tjerët, e t’i rrisë sistemet e mbrojtjes ajrore? Armatosja e Serbisë është një kërcënim i ri për rajonin”, ka shkruar Hoxhaj  në Tëitter./Indeksonline/