14:45 / E Premte, 22 Janar 2021 / k.v

Hoxhaj viziton Spitalin e Ferizajt: Rritje pagash në 30% për mjekë, barna falas, sigurim shëndetësor për qytetarët

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka thënë se në qeverisjen e tij për një familje do të ketë nga një mjek dhe do të jepen barnat falas.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, PDK-ja në qeveri, do të sigurojë 580 lloje të barnave për personat me sëmundje kronike.

Hoxhaj, gjithashtu shkroi se menaxhmenti i Spitalit të Ferizajt dhe i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare e mirëpritën planin e PDK-së për rimëkëmbje, me të cilin tha se parashihet edhe rritje e pagave në 30% për mjekë dhe sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët.

Lexo të plotë statusin e tij në Facebook:

Në Ferizaj për ta shpalosur vizionin e rimëkëmbjes së shëndetësisë. Në qeverisjen tonë do të ketë nga një mjek për çdo familje dhe barna falas. Me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore do t’i sigurojmë 580 lloje të barnave për personat me sëmundje kronike.

Menaxhmenti i Spitalit të Ferizajt dhe i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare e mirëpritën planin tonë për rimëkëmbje, ku parashihet edhe rritja e pagave në 30% për mjekë dhe sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët.