10:30 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

HTC e publikon në faqen e saj modelin e ri U12 (Foto)

HTC e ka publikuar në faqen e saj modelin më të ri, HTC U12. Madje faqja e HTC-së e ka publikuar edhe çmimin në treg e që thuhet se është në 5.888 juanë në Kinë (rreth 920 dollarë, apo 890 euro në Evropë).

Kompania po synon që të konkurroi seriozisht me Galaxy S9 të Samsung, iPhone X të Apple dhe P20 Pro të Huawei.

Ai do të ketë ekran WQHD+ 6-inç, procesor Qualcomm Snapdragon 845, 6GB RAM, 64 ose 256GB memorie dhe bateri 3,500 mAh./Indeksonline/

Temat: