16:52 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Fjalët e Canës pas fitores së Kosovës: Urime DARDANË, urime familjes së Fadil Vokrrit!

Mbrëmë e gjithë Kosova u ndje krenarë e plot emocione me lojën fantastike të futbollistëve kosovarë.

Ata mposhtën Azerbajxhanin në ‘Fadil Vokrri’ me rezultat 4:0. Fitore kjo që ka lumturuar fëmijë e të rritur, përcjellë Indeksonline.

Edhe ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana sot përmes një statusi ka uruar futbollistët kosovarë për fitoren teksa këtë fitore ia ka adresuar familjes së legjendës së futbollit Fadil Vokrri.

Ky është postimi i tij i plotë:

Një Urime shumë të madhë djemëve DARDANË për fitorën , lojën dhe kualifikimin fantastik për gjysmë finalën.
Një Urime special Gramozit dhe familjës së legjendës tonë Fadil Vokrri që të gjithëve na mungon…Bravo Djema