15:36 / E Diele, 19 Dhjetor 2021 / LB

Kevin Durant basketbollisti më i mirë në SHBA

Kevin Durant, për herë të tretë radhazi është basketbollisti më i mirë i viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Basketbollisti i Bruklin Nets arkëtoi medaljen e tretë të artë në Lojrat Olimpike me kombëtaren e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës. “Jam faleminderues për mundësinë dhe për çmimin e fituar,” deklaroi shkurt Durent për mediat amerkane.

Kujtojmë se Durent fitoi këtë çmim në vitin 2010, ndërsa në vitin 2016 e ndau çmimin me Karmelo Entonin.

Kevin Durent ishte pjesë e gjashtë ndeshjeve të kombëtares së SHBA-s në Lojrat Olimpike në “Tokio 2020”, ku regjistroi mestaren prej 20 pikëve, 5 kërcimeve dhe 7 asisteve.