09:43 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Huawei dhe ZTE ndalohen në këtë shtet të madh, cënojnë sigurinë kombëtare

Gjigandët kinezë të teknologjisë Huawei dhe ZTE janë ndaluar të ofrojnë pajisje për rrjetin celular 5G të Australisë, për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare.

Vitin e kaluar, qeveria e Australisë solli rregulla që kërkojnë nga kompanitë e telekomunikacionit që të sigurojnë se mbrojnë rrjetet nga ndërhyrjet ose qasjet e paautorizuara që mund të kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Të njëjtin veprim më parë e bëri edhe Amerika pas paralajmërimeve nga FBI E CIA se këto dy kompani janë kërcënim spiunazhi nëpërmjet telefonëve të tyre./Indeksonline/

Temat: