20:57 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Hudhja e kanaçeve të ”Intelektualëve” i kushton rëndë Dritës

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 19.09.2018 shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e komisioneve të garave, pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit datë 15-16.09.2018 duke iu referuar raporteve të zyrtarëve nga ndeshjet e zhvilluara, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore.

Dhe ndër klubet më të prekura nga këto vendime është klubi podujevas, Llapi.

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndëshkuar zyrtarin e Llapit, Muhamet Rexhepi si dhe ka hapur procedurë disiplinore ndaj ish-trajnerit, Bylbyl Sokolit.

Arsyeja e ndëshkimit të Rexhepit është për shkak se i njejti bëri sjellje të gabuara duke shkelur kodin e etikës sportive në ndeshjen, Llapi – Flamurtari.

Konkretisht ai ofendoi gjyqtarin kryesor dhe u ndëshkua për të mos marrë pjesë në ndeshjet zyrtare të klubit.

Ndërsa, sa i përket Sokolit, për shkak të deklarimeve të tij në media me kritika ndaj gjyqtarit, Fatmir Tahiri pas ndeshjes, Llapi – Flamurtari, dhe kështu FFK ka hapur procedurë disiplinore ndaj tij, edhe pse është në pritje të raportit plotësues nga Llapi, transmeton IndeksOnline.

Edhe Drita ka qenë ”viktimë” e këtyre vendimeve disiplinore. Ndaj klubit gjilanas është hapur procedurë disiplinore për shkak të veprimeve skandaloze të tifozëve.

”Intelektualët” hodhën gjësende të ndryshme në stadiumin, ”Rexhep Rexhepi”, në ndeshjen mes Flamurtarit dhe Dritës./IndeksOnline/