16:53 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Humbja nga Feronikeli, Tovërlani befason me reagimin e tij

Ferizaji e ka pësuar humbjen e radhës në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Afrim Tovërlanit pësoi humbje sot në ”Rexhep Rexhepi” nga Feronikeli me rezultat, 0-2.

Dhe pas ndeshjes, trajneri, Tovërlani është shprehur i ashpër me futbollistët e tij.

“Nga fillimi po na ndodhin të njëjtat gjëra, nuk ka kush të konkretizojë rastet”, tha pas ndeshjes Tovërlani, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: 4 people, people playing sports, sky, outdoor and nature

“E kemi ditur që kemi përballë kundërshtarë të fortë dhe pretendentë prë titull si Feronikeli”.

“Arsyeja pse jemi këtu në fund të tabelës është se nuk kemi pasur një golashënues. Kjo ka filluar të bëhet e tepërt, sepse disa nga lojtarët që luajnë nga fillimi, ndoshta tani kanë filluar të ndjehen komod”.

“Por, ndoshta më nuk do ta ndjejnë veten komod sepse do të ketë prurje të reja dhe nuk do të ketë më hapësirë për disa prej tyre”, shtoi ai.

“Me dëshirë do ta transferoja një futbollist nga Kosova, por nëse nuk ka na Kosova duhet të shohim për futbollist nga jashtë. Po na mungon konkretizimi, na duhet një tjetër lojtar edhe në mesfushë. Duhet të shikojmë së bashku me bordin dhe të bisedojmë rreth ndryshimeve”, përfundoi Tovërlani./IndeksOnline/