10:05 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Humbja nga Teuta, trajneri i Bashkimit i pranon gabimet

KB Bashkimi pësoi edhe humbjen e dytë në po aq ndeshje të sezonit të ri në Ligën Ballkanike.

Skuadra nga Prizreni pas humbjes nga Beroe, mbrëmë pësoi humbje nga Teuta.

Dhe pas ndeshjes, trajneri i nënkampionit të BIBL, Krunoslav Krajnovic tha se skuadra e tij do të duhej të ishte më agresive, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: one or more people, basketball court and indoor

”I gjithë problemi ishte te ne. Nëse do të tregoheshim më agresiv, atëherë nuk do të humbasnim”.

”Bëmë lojë indviduale dhe nuk mund të merrnim fitore. Isha duke shpresuar për fitore, por me këtë lojë nuk kishte gjasa. Në vazhdim duhet të tregojmë lojë më të mirë”, tha Krajnovic.

Përndryshe, kundërshtari i radhës i Bashkimit në Ligën Ballkanike është Akademik Bultex, më 6 nëntor./IndeksOnline/

Image may contain: one or more people, people playing sports, basketball court and shoes