16:54 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / Blerim

Hungaria befason ‘Gjelat’, ia merr një pikë të artë

Kombëtarja e Hungarisë ka barazuar 1 me 1 kundër kampionëve botëror, Franca në EURO20.

Një ndeshje fantastike, me super atmosferë të zhvilluar në stadiumin ‘Puskas Arena’ në Budapest, shkruan IndeksOnline

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar në minutën e fundit të pjesës së parë (45+) nga Fiola.

‘Gjelat’ rezultatin e barazuan pas shumë përpjekjeve dhe ishte Antonie Griezmann – i cili shënoi për 1 me 1 në minutën e 66’të.

Franca tentoi disa herë të shënoj golin e fitores, por mbrojtja e hungarezëve ishte mjaftë e fuqishme.

Me këtë barazim Franca kryeson tabelën e Grupit F me 4 pikë, një më shumë se Portugalia (3) me një ndeshje më pak. Kurse Hungaria merr pikën e parë (1) në Kampionatin Europian./IndeksOnline/

Image