20:28 / E Shtunë, 04 Qershor 2022 / C E

Hungaria e nis me befasi, mposht minimalisht Anglinë

Hungaria e ka nisur me fitore dhe befasi edicionin e ri në Ligën e Kombeve.

Hungarezët kanë mposhtur Anglinë në ndeshjen e raundit të parë të Grupit 3 në Ligën A.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Puskas Arena” ka përfunduar me rezultatin 1:0.

Dominik Szoboszlai shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të fitores për vendasit. Ai shënoi nga pika e bardhë në minutën e 66-të.

Hungaria, tani me tri pikë, renditet e para në grup, kurse Anglia e fundit dhe pa pikë.