15:41 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Huqja e medieve serbe: Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës!

Televizioni serb “Prva” ka realizuar një intervistë të shkurtër me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, mirëpo për Thaçin ka raportuar se është kryeministër i Kosovës.

Thaçi është pyetur nga gazetari i këtij televizioni nëse dëshiron të përgjigjet në gjuhën serbe, mirëpo ai ka preferuar të përgjigjet në anglisht.

“Në pyetjen e gazetarit se çka po ndodhë në parlamentin e Kosovës në lidhje me shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, e cila do të duhej të gjykoj përgjegjësit për krime, kryeministri i Kosovës ka deklaruar se Kosova është treguar mjaftë korrekte sa i përket zbatimit të drejtësisë ndërkombëtare”, shkruajnë mediet serbe, transmeton Zeri.

“Bashkëpunojmë ngushtë me Tribunalin në Hagë. Kosova e mbështetë drejtësinë ndërkombëtare. Nuk kemi çka të fshehim, i përmbushim obligimet tona dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi.

Temat: