09:25 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Hysaj me shokë në kërkim të fitores përballë PSG-s

Paris Saint-Germain ka udhëtuar në Itali për t’u përballur me Napolin në Champions League – por a do të startojë Edinson Cavani kundër ish-skuadrës së tij.

PSG synon pikë të plota në ndeshjen e sontme për ta mbajtur shpresën e kualifikimit tutje nga Grupi B.

Gjiganti i Ligue 1 është një pikë mbrapa Napolit pas tri ndeshjeve, dhe sonte vetëm rezultati pozitiv i konvenon parisienëve.

UEFA Champions League'Paris St Germain v SSC Napoli'

Trajneri, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se Buffon do të luajë nga minuta e parë, teksa Thiago Silva është rikthyer nga lëndimi dhe pritet të luajë nga minuta e parë krahas Presnel Kimpembe dhe Marquinhos, transmeton IndeksOnline.

Për këtë ndeshje, Dani Alves dhe Laywin Kurzawa do të mungojnë shkaku i lëndimit.

PSG team news

Të dyja skuadrat janë përballur mes vete tri herë në kompeticionet evropiane, derisa Napoli ende nuk e ka mposhtur PSG-n.

Francezët kanë fituar njëherë, derisa dy ndeshje kanë përfunduar baras.

Te Napoli, Faozi Ghoulam është rikthyer në skuadrën e Napolit pas një viti mungesë shkaku i lëndimit, dhe sonte pritet të luajë.

Formacioni i mundshëm i Napolit: Ospina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Rui; Allan, Hamsik, Fabian; Callejon, Mertens, Insigne​./IndeksOnline/

Temat: