18:21 / E Diele, 03 Maj 2020 / indeksADMonline

Hysi – Për Presidentin

Ne përvjetorin e katert te pranimit te FFK-se ne UEFA, nuk mundet te mos permendet dhe te kthehemi ne diten e zgjedhjes se Presidentit te FFK-se ne vitin 2008, legjendes Fadil Vokrri. Permes kësaj foto me se miri ilustrohen momentet e para te zgjedhjes se Presidentit Vokrri, menjeher pas përfundimit te Kuvendit zgjedhor te FFK-se.

Ne kete foto me shoket me te mire, me inicjatoret kryesor te idese per kandidimin dhe marrjen e postit te Presidentit te FFK-se, me Hysen Sadiku-Hysi, Bekim Haxhiu-Kryetari i KF Trepca, me shokun e jetes te Fadil Vokrrit Sahit Kelmendin, ja uruam dhe festuam zgjedhjen e Presidentit ne krye te FFK-se, edhe pse disa nga udheheqesit aktual te FFK-se(te njohur per opinionin futbolldashes, te njohur edhe aktual me ngjarjet e tanishme ne FFK, duke luftuar cdo gje qe ka lene Fadil Vokrri) ishin kunder tij, dhe dihet se si rrodhi e gjithe procedura deri ne zgjedhjen e Presidentit Fadil Vokrri.

Duke besuar se jemi duke bere historinë me çka u vërtetua dhe dëshmua ne vitin 2016, tash 4 vite me pranim ne UEFA. Presidenti na shpërbleu me te mire, me punën e tij, angazhimin dhe njohurit qe kishte ne boten e futbollit. Ishte nje ambasador i Kosoves qe kurre nuk u ndal, nga nje vend ne tjetrin, nga nje mik beri shume miq, e deri me finalizimin e projektit te tij qe e realizoi vetem ne vitin 2016, ne Budapest.

Kurre nuk kemi dyshuar ne kontributin, punen dhe gjithe angazhimin e Fadilit per te miren e futbollit Kosovar, prandaj sot ne kater vjetorin e pranimit Presidenti-Fadili nuk jeton, por vepra dhe puna e tij do te kujtohet gjithmonë, dhe ne qe jemi gjalle dhe kemi qene gjithmonë afer tij, do ta kujtojme qe brezat e ri ta njohin kontributin dhe punen qe beri Presidenti jone dhe i te gjitheve FADIL VOKRRI per Futbollin ne Kosove.

Me respekt dhe gjithmonë mirenjohes Hysen Sadiku-Hysi