21:52 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Hyundai dhe Kia ofrojnë panele diellore në çatitë e makinave

Automjetet elektrike u mundësojnë pronarëve të kenë më shumë zgjedhje në lidhje me burimet e energjisë për të fuqizuar automjetet e tyre. Pronarët e veturave elektrike kanë qenë të prirur për të miratuar energjinë diellore në një shkallë më të lartë se pjesa tjetër e njerëzve.

Disa prej tyre madje duan panele solare direkt në veturat e tyre – edhe pse nuk është vendi më efikas për këtë.

Hyundai dhe Kia janë prodhuesit e fundit të makinave që kanë njoftuar planet e tyre për të ofruar çati me panele diellore në makinat e tyre, shkruan IndeksOnline.

Firmat koreane thanë ditën e mërkurë se çatitë me panele diellore, do të fillojnë të prodhohen në 2019-ën, pa përmendur tregje apo automjete specifike.

Hyundai dhe Kia thanë se çatitë me panele diellore do të përdoren për të karikuar bateritë e makinave dhe do të vendosen në makinat hibride, plotësisht elektrike, madje edhe në makinat me motor me djegie të brendshme.

Ka tre sisteme në zhvillim. E para është çatia diellore e bazuar në silikon, që do t’i vendoset makinave hibride, dhe do të karikojë makinën 30 deri 60% për një ditë, varësisht nga drita e diellit.

Një dizajn më i avancuar me në pamje të tejdukshme do të vendoset tek makinat me motor me djegie të brendshme.

Panelet diellore gjysmë-transparente do të aplikohen në çatitë panoramike, që e lejon çatinë të gjenerojë energji, dhe njëkohësisht lejon dritën e diellit të futet në kabinë.

Dhe e fundit, Hyundai dhe Kia do të prezantojnë panele diellore që absorbojnë dritën e lehtë të diellit, që mund të përdoren për kapakun e makinës.

Temat: