10:56 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

I akuzuari për vrasjen e para 6 muajve në Gjilan, shfaqet me Audi në rrjetet sociale

Me datën 28 korrik të vitit 2018, Liridon Uruqi dyshohet se qëlloi me armë shokun e tij të afërt, Fatlind Arifin.

Si pasojë e të shtënave me armë që mori, Fatlindi nuk arriti t’i përballojë plagëve kështu duke ndërruar jetë.

Uruqi u arrestua ditën e nesërme, por Prokuroria Themelore në Gjilan ngriti aktakuzë muaj më vonë.

Edhe pse i akuzuari Liridon Uruqi gjendet në paraburgim, ai ka gjetur kohë që të publikoi fotografi në rrjetin social Instagram. Ai ka publikuar një fotografi me veturë luksoze të tipit ‘Audi’, raporton Indeksonline.

Indeksonline kishte raportuar vazhdimisht për Uruqin dhe të kaluarën e tij jo aq të lavdueshme./Indeksonline/

https://indeksonline.net/konfirmon-policia-arrestohet-i-dyshuari-per-vrasjen-e-fatlind-arifit-foto/

https://indeksonline.net/ky-eshte-vendi-ku-besohet-se-u-vra-fatlind-arifi-

foto/https://indeksonline.net/prokurori-uruqi-tentoi-ta-beje-vrasjen-te-duket-vetevrasje-edhe-pse-e-qelloi-ne-zemer/

https://indeksonline.net/zenka-e-disate-me-radhe-e-uruqit-familjaret-thone-se-vrau-gabimisht-22-vjecarin/

https://indeksonline.net/ky-eshte-profili-i-liridon-uruqit-i-dyshuar-per-vrasjen-e-te-riut-ne-gjilan-foto/

https://indeksonline.net/ngritet-aktakuze-ndaj-liridon-uruqit-qe-vrau-me-arme-22-vjecarin-nga-gjilani/