20:51 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

I anulohet fluturimi, Rita Ora niset me tren për në koncert (Foto)

Kjo ditë s’ka qenë edhe aq e mirë për Rita Orën.

Këngëtares për shkak të motit të lig i është anuluar fluturimi për në Skoci ku edhe do të performonte. Mirëpo kjo nuk e ka ndaluar atë të jetë para fansave të saj, ajo është nisur me tren.


Këtë e ka ndarë me ndjekësit e saj në llogarinë Instagram vet këngëtarja. Ajo ka postuar disa imazhe nga treni ku ka shkruar:

“Shfaqja duhet të vazhdojë! Skoci unë po vij! Moti është ‘mut’, fluturimi u anulua, por kjo nuk do të më ndalojë që të mos më hyjë atje! U nisa me tren (është një udhëtim shumë i gjatë) Le të shpresojmë se moti nuk do të përkeqësohet dhe të jemi bashkë jashtë! Shihemi se shpejti!!”, ka shkruar Rita./Indeksonline/