11:39 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

I biri i Big Bastas komplet si babai

Kemi parë shpesh herë se i biri ngjan me babin por një ngjashmëri si mes reperit Big Basta dhe të birit vështirë të keni parë. Këtë e dëshmon fotoja e fundit që reperi ka publikuar në Instagram këtë mëngjesë, transmeton Indeksonline.

Në foto shihet gruaja e reperit, Vesa Luma dhe vetë reperi duke mbajtur djalin e tij, Lianin. Në foto mund të shihet se sa shumë i ka ngjarë Liani të atit.

Big Basta është larguar nga muzika gjatë këtij viti duke pauzuar pasi ka vendosur t’i kushtojë më shumë kohë familjes. E njëjta gjë është edhe me këngëtaren Vesa Luma.

E gjithë familja është duke qëndruar në Zelandën e Re që një kohë, ku po shijojnë momentet më të mira familjare./Indeksonline/