I dashuri e pyet çfarë po ndodhë në lojën e botërorit, vajza bëhet hit nga ajo çfarë i shkroi (Foto)
Shumë njerëz tani merren pothuajse vetëm me Botërorin 2018. Por një gjë e çuditshme i ndodhi një çifti lidhur me këtë ngjarje.
I dashuri i kishte kërkuar një vajzës që t’i tregonte se çfarë po ndodhte në ndeshje përderisa ajo u përkushtua më së miri rreth kësaj.
“I dashuri im më pyeti për përditësimet nga loja pasi ai ishte rrugës për në shtëpi”, kishte thënë ajo.
“Një karton i verdhë për lojtarin e Anglisë. Lojtari që mori kartonin e verdhë duket i turpshëm. Goditje e lirë për Anglinë. Një mundësi e humbur për Anglinë. Një tunizian është i shtrirë në tokë. Duket sikur u godit në flokë. Referi është i pakuptueshëm. Njeriu me flokët e dëmtuara nuk është i kënaqur”, ishin vetëm disa prej të dhënave që ajo shkroi për të dashurin e saj.
Lightingstarr u bë hit në rrjetet sociale, madje duke u thirrur si komentatore, shkruan Indeksonline.
Seria e mesazheve është shpërndarë afro 3 mijë herë dhe thuhet se kjo çështje u bë një stuhi e vërtetë në Twitter.
Duhet shtuar se shumë femra nuk duan as të ndjekin futbollin por as të shikojnë të dashurin përderisa e ndjekë atë. Kjo vajzë u tregua ndryshe, shumë më ndryshe./Indeksonline/