I dashuri i kushërirës po më çmend, si t’ia bëj me të?
Unë kisha shoqëri shumë të mirë me një djalë më të ri në moshë, i cili vinte në kafenenë tonë kur ai filloi të dilte me kushërirën time.
Unë jam 33 vjeçare, ndërsa ajo është moshatare me të, 21 vjeçar. Tani kam filluar ta kuptoj se jam duke u dashuruar në të por se di çfarë të bëj. Asnjëherë më parë nuk kam menduar se do dashurohesha në të derisa ai nuk u afrua me kushërirën time.
Ai më besoi mua problemet e lidhjes së tyre dhe kjo bëri që ne të lidheshim më shumë.
Ma ka pranuar se unë jam speciale për të por për shkak të moshës ai nuk ka ndonjë interes në mua.
E vërteta është se unë jam shumë e interesuar për të, por e di se kurrë nuk do të mund të jemi bashkë. Më thyhet zemra sa herë i shoh ata së bashku.
Familja është gjithçka për mua dhe kjo si duket nuk ka ndonjë zgjidhje.
Këshilla e psikologes:
Për sa kohë ai është me kushërirën tënde, ai nuk është i lirë.
Ai mund të të ketë thënë gjëra ty por në fund të fundit ai nuk po ndahet me të. Largoju. Bëje më të lehtë për ty këtë gjë.
Interesohu për gjëra të tjera dhe mos mendo për të. Jeta do të të japë mundësi shumë më të mira që të njohësh dikë jashtë rrethit familjar./Indeksonline/