12:04 / E Premte, 01 Prill 2022 / B O

I dhezi Aubameyang, Barça hidhet pas një tjetër ylli te Arsenali

Barcelona arriti këtë verë që të transferojë nga Arsenali sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang me parametra zero, ku ky transferim doli të jetë tejet i suksesshëm.

Tani, siç raportohet nga “Sport”, ylli i Arsenalit, Alexandre Lacazette është një tjetër lojtar që këtë verë do t’i skadojë kontrata, dhe gara për të siguruar nënshkrimin e tij po bëhet më atraktive.

Spekulohet se Barça është duke e konsideruar opsionin që të ribashkojë Lacazette me Aubameyang në “Camp Nou”.

Po ashtu, skuadra franceze Lyon është njëra nga klubet që ka shprehur interesim në sulmuesin francez, ku dëshiron që ta rikthejë atë për një aventurë të dytë në “Groupama”.

Në 199 paraqitje në të gjitha garat për Arsenalin, Alexandre Lacazette ka arritur të regjistrojë 71 gola dhe 36 asistime mbi emrin e tij.