I digjen dy motoçikletat në oborrin e shtëpisë
Një personi nga Peja i janë djegur dy motoçikleta në oborrin e shtëpisë së tij, por fatmirësisht pa viktima në njerëz.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe zjarrfikësit, transmeton Indeksonline.
Rasti është iniciuar dhe mbetet të hetohet, thuhet në raport./Indeksonline/