11:32 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

I dyshuari kërcënon me armë tri viktima në Prishtinë

Në rrugën “Kamer Loshi” të Prishtinës është raportuar një rast në polici se një i dyshuar shqiptar  ka sulmuar dhe rrahur nën kërcënimin e armës së zjarrit-revole, tri viktimat shqiptare.

Sipas raportit të policisë, viktimat pasi kanë marr tretman mjekësor janë liruar, gjithashtu edhe personi i dyshuar ka marr lëndime trupore dhe gjendet në tretman mjekësor në QKUK, shkruan Indeksonline.

Në vendin nga Policia është gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator të zbrazët, gjashtë fishekë kal. 7.65 mm, një shkop druri dhe një sëpatë.

Me vendimin e Prokurorit, i dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK-ë, ku po sigurohet nga një Patrullë Policore, dërgohet në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/